U betua se nuk do të martohej kurrë, Simon Cowell i propozon partneres së tij!

U betua se nuk do të martohej kurrë, Simon Cowell i propozon partneres së tij!

11:23, 12/01/2022

Sipërmarrësi britanik Simon Cowell është fejuar me të dashurën e tij Lauren Silverman, pasi ishte në lidhje me të për gati 10 vjet dhe ‘u betua’ se ai nuk do të martohej kurrë.

Lajmi u konfirmua nga një burim i cili tha për “Enternainment Tonight” se Simon, 62 vjeç, u ul në gjunjë për t’i propozuar partneres së tij gjatë pushimeve familjare të çiftit në Barbados.

 

“Simon i propozoi Lauren-it në pushimet e tyre në Barbados gjatë festave, përpara djalit të tyre Eric dhe djalit të Lauren-it, Adam. Lauren ishte aq e befasuar dhe nuk e kishte menduar kurrë se ai ishte tipi që dëshiron të martohet. Ai ndryshoi mendje sepse e kuptoi se takoi të duhurën”, tha një burim.

 

Lauren tha “po menjëherë”, sipas burimit i cili gjithashtu tha se ajo ishte “jashtëzakonisht e emocionuar”.

“Lauren ka qenë pika e fortë e Simon dhe e mbështet atë pa kushte. Ata janë të dy shumë të lumtur dhe e duan shumë njëri-tjetrin. Propozimi ishte një hap tjetër i natyrshëm”- vazhdoi burimi.

 

Krijuesi i “X Factor” filloi të takohej me Lauren në vitin 201, ndërsa ajo ishte ende e martuar me ish-in e saj dhe mikun e ngushte të Simon, Andrew Silverman.

Pasi Lauren mbeti shtatzënë me fëmijën e parë të Simon, ajo finalizoi divorcin e saj me Andrew.

 

Dyshja jetojnë së bashku në rezidencën e Simon dhe Lauren shpesh fluturon për në New York për të parë djalin e saj më të madh Adam, për të cilin ajo ndan kujdestarinë pas ndarjes nga Andrew.

Simon dhe Lauren rrallë flasin për lidhjen e tyre, por Simon tregoi për romancën e tyre në “Together For Short Lives”.

 

Kur u pyet nëse romanca është ende e gjallë mes të dyve, Simon qeshi teksa tha si më poshtë:

“Më duket se po! Covid-19 ishte testi i vërtetë. Si të gjithë, ne ishim në izolim për një kohë të gjatë dhe pikërisht atëherë e kupton nëse ju pëlqeni apo jo shoqëria e njëri-tjetrit. Kështu që t’i përgjigjem pyetjes suaj, po, romanca është ende e gjallë!”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco