Ndërroi jetë në shtëpinë e saj, zbulohet shkaku i vdekjes së yllit botëror

Ndërroi jetë në shtëpinë e saj, zbulohet shkaku i vdekjes së yllit botëror

11:04, 12/01/2022

Aktorja e mirënjohur, Betty White ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare, vetëm 17 ditë para se të festonte ditëlindjen e saj të 100.

Detajet e vdekjes së Betty-t nuk diheshin deri më sot, përveç të dhënave se ajo ndërroi jetë në shtëpinë e saj.

Shkaku i vdekjes së Betty White është konfirmuar.

Të hënën, “NBC News” mori një kopje të certifikatës së vdekjes së White, e cila rendit një aksident cerebrovaskular si shkakun e menjëhershëm të vdekjes së saj.

Një aksident cerebrovaskular, i cili është një term mjekësor për një goditje në tru, ndodh kur rrjedhja e gjakut në tru ndërpritet, sipas Johns Hopkins Medicine. Kur furnizimi me gjak ndalet, qelizat e trurit fillojnë të vdesin dhe truri humbet funksionin.

Sipas certifikatës së vdekjes, ylli i “The Golden Girls” pësoi një goditje në tru gjashtë ditë para vdekjes së saj më 31 dhjetor në moshën 99-vjeçare.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco