Arta e pranon se është në lidhje me 'Romeon', por ja me cilin

Arta e pranon se është në lidhje me 'Romeon', por ja me cilin

10:03, 12/01/2022

Festat e fundvitit shumë VIP-a të showbizit shqiptar zgjodhën që t’i kalojnë në Dubai. Modele, aktorë, këngëtarë e futbollistë të njohur u panë duke festuar e postuar foto të bukura nga Dubai.

Mes personave të njohur që kaluan Vitin e Ri në Dubai ishin edhe modelet e njohura Kejvina Kthjella, Arta Elezaj dhe Arta Nitaj. Por përveç tyre në Dubai ishte edhe Romeo Veshaj, vëllai i Donald Veshajt.

Ata u fotografuan në të njëjtin restorant, në të njëjtën ditë, që i bëri të gjithë të dyshojnë se ishin bashkë, madje në media rozë u përfol se mund të ishin në një lidhje.

Mirëpo, e kontaktuar nga Prive.al, modelja foli për raportin e saj me Romeon, duke zbuluar të vërtetën.

“Një nga figurat publike shqiptare që nuk e njoh nga afër dhe nuk e kam takuar kurrë është Romeo. Thjesht kemi bërë foto në të njëjtin vend, tek restoranti “Namos”. Për Vitin e ri Romeo s’ka qenë në Dubai, pra nuk kemi festuar bashkë” – u shpreh Arta.

Por, ajo zbuloi edhe diçka tjetër për veten, nisur nga kjo histori.

“Kam Romeon tim unë”, ka thënë Arta për Prive, duke treguar se ajo është në një lidhje dashurie.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco