Donaldi i tregon për ditëlindjen e Borës, Beatrix habit me fjalët e saj (Video)

Donaldi i tregon për ditëlindjen e Borës, Beatrix habit me fjalët e saj (Video)

19:49, 09/01/2022

Moderatorja Bora Zemani sot feston ditëlindjen e saj të 30.

E gjatë ditës së sotme në oborrin e shtëpisë së BBV-së kanë kaluar tri parashuta.

Dy nga parashutat ishin për Enxhin dhe Dagz-in, ndërsa parashuta e tretë ishte për Donaldin dhe shkruante: 9 janar.

Kjo datë është pikërisht ditëlindja e moderatores dhe si duket fansat e përbashkët të tyre kanë dashur t’ia rikujtojnë atij, përkundër faktit që ata janë të ndarë dhe tashmë Donaldi është në lidhje me këngëtaren Beatrix Ramosaj.

Pas kësaj befasie, Donaldi i ka shpjeguar kuptimin e datës 9 janar Trixës.

Por ajo çudit me reagimin e saj pasi e merr me shumë sportivitet dhe flet fjalë të bukura.

Kujtojmë se Trixa i pati kërkuar falje gjatë transmetimit live Borës dhe gjithashtu pati rrëfyer se ajo e do Donaldin.

Video Player
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco