Duket po e përballon mirë fejesën e Kourtney-t, Scott Disick në lidhje me modelen?!

Duket po e përballon mirë fejesën e Kourtney-t, Scott Disick në lidhje me modelen?!

19:40, 10/11/2021

Scott Disick është fotografuar me ish-të dashurën e Brooklyn Beckham, me modelen e njohur angleze Hana Cross.

Ylli 38-vjeçar i “Keeping Up With The Kardashian” u pa të hënën në mbrëmje me 23-vjeçaren, teksa dilnin së bashku nga një restorant në Malibu të Kalifornisë.

 

Është hera e parë që Scott është parë në shoqërinë e Hana-s e cila u nda nga djali i David dhe Victoria Beckham, Brooklyn, në vitin 2019 pas pothuajse një viti lidhjeje.

Scott ka tre fëmijë me ish-partneren e tij Kourtney Kardashian, Reign 6 vjeç, Penelope 8 vjeçe dhe Mason 11 vjeç.

 

Edhe pse aktualisht është e paqartë për statusin e marrëdhënies së tyre, Hana dukej se ishte në humor shumë të mirë, e cila buzëqeshte teksa largohej me Disick.

Scott u shfaq i veshur sportiv dhe gjithashtu kishte vendosur një kapele të zezë, ndoshta për të kaluar pa u vënë re, pasi shoqërohej me modelen.

 

Më herët Scott ka qenë në një lidhje me aktoren 20-vjeçare Amelia Hamlin.

Ndërsa muajin e kaluar, Scott ishte i lidhur me modelen 23-vjeçare Elizabeth Grace Lindley, pasi “DailyMail” zbuloi fotografi ekskluzive të çiftit së bashku. Hana Cross gjithashtu ka qenë në një lidhje me aktorin 25-vjeçar Rafferty Law, ku vetëm disa muaj më parë u panë së bashku teksa ndanin puthje dhe përqafime në festivalin “All Points East” në Londër.

 

Një burim tha për “DailyMail” se: Rafferty ishte shumë i afërt me Hana-n, teksa e përqafonte dhe sigurohej që të pinte çdo pije që donte dhe kujdesej për të.

Ata u puthën, u përqafuan dhe nuk iu interesonte aspak se kush mund t’i shihte.

 

Rikujtojmë se, Scott Disick është parë duke filmuar për ‘reality show-n’ e ri të familjes Kardashian teksa u takua me Kris Jenner për drekë në Kaliforni.

Ish-partneri i Kourtney, ishte pjesëmarrës në programin e njohur “Keeping Up With The Kardashian”, i cili së fundmi u mbyll pas 20 sezonesh.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco