Telenovela ‘Ikardi’, Wanda Nara krisi marrëdhënien mes shokëve

Telenovela ‘Ikardi’, Wanda Nara krisi marrëdhënien mes shokëve

18:00, 10/11/2021

Mauro Icardi vazhdon të prodhojë më shumë bujë jashtë fushës së lojës sesa brenda saj. Sulmuesi është në krye të mediave së bashku me gruan e tij Wanda Nara për shkak të krisjes së marrëdhënies midis tyre. Së fundmi ka dalë një tjetër lajm lidhur me ish bashkëshortin e Wandës, Maxi Lopez.

Icardi dhe Lopez kanë qenë shokë të mirë, por marrëdhënia e tyre u prish prej Wandës. Modelja ishte e martuar me Lopezin në atë kohë, me të cilin ka dhe 3 fëmijë, por e tradhtoi pikërisht me Ikardin.

Mediat argjentinase thonë se Icardi ja ka kujtuar këtë fakt Wandës, duke nxjerrë detaje të pathëna lidhur me skandalin me Maxi Lopezin.

“Unë të suportova në skandalin e Maxi Lopez, gjithashtu gënjeva për ty dhe ti nuk po më mbështet në këtë gjë. Mendova se ishim të bashkuar, por nuk po ja dalim”.

Aktualisht çifti Ikardi-Wanda janë në krisje për shkak të modeles China Suarez, e cila ka ndërhyrë në mes duke shkëmbyer mesazhe por dhe puthje me sulmuesin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco