Einxhelit i mbetet hatri me Fifin: 'Nuk zgjidhen gjërat me një të kërkuar falje'

Einxhelit i mbetet hatri me Fifin: 'Nuk zgjidhen gjërat me një të kërkuar falje'

17:42, 10/11/2021

Fifi dhe Semi gjatë mbrëmjes së djeshme i dhanë fund hatërmbetjeve që kishin mes njëra-tjetrës, por duket se pakënaqësi të tjera po dalin ne skenë.

Bëhet fjalë për Einxhelin së cilës i ka mbetur hatri me Fifin, pasi kur kjo e fundit  kur qëndronte me Semin, nuk i fliste.

Gjatë një bisede me Donaldin, Einxhel është shprehur se gjërat nuk zgjidhen duke kërkuar falje, ndërsa thekson sjelljen  e Fifit.

Pjesë nga biseda:

Einxhel: Aty ku do të dalësh, mbaje aty te koka jote dhe mos dil

Donaldi: Jo do dal unë, te gjërat që dua të dal

Einxhel: Jo me mua

Donaldi: Jo jo, po nuk është faji i Fifit se njerëzit kanë mbajtur anë

Einxhel: Unë kshtu e kuptoj

Donaldi: Është faji i Fifit se njerëzit kanë mbajtur anë?

Einxhel: Unë kështu e konceptoj. Ty kur s’të pëlqen ndonjë gjë e thua? Edhe mua s’më pëlqeu, e thashë…

Donaldi: Ça, që u pajtuan?

Einxheli: Jo jo, s’e kisha te pajtimi dhe boll bëre sikur s’e kupton që s’e kisha për pajtimin.

Donaldi: Që njerëzit kanë mbajtur anë… dy janë. Duhet t’i kërkojnë falje njerëzit që kanë mbajtur anë po thua?

Einxhel: Jo, thashë nuk lahen gjërat me një të kërkuar falje. Robi e kërkon më thellë, te sjellja e vet, që ti je një person që, nëse ty personat nuk ta mbajnë anën dhe nuk të japin të drejtë ty, ti mban qëndrim, të ngel hatri. Ajo smë ka folur mua, s’ka ndenjur fare me mua, qëkur unë kam ndenjur me Semin.

Donaldi: Po këtë duhet ta zgjidhi ajo me këta persona

Einxhel: Me mua pse s’ka ndenjur?

Më pas në debat ka ndërhyrë edhe Dj DGAZ, i cili ka thënë se kur dy njerëz nuk shkojnë mirë, duhet që të kesh të njëjtat raporte me të dy. Ndërkohë, Donaldi ka sugjeruar që Einxheli të flasë me Fifin për t’i sqaruar gjërat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco