'Lajmi i ditës': Donaldi dhe Iliri pajtohen me njëri-tjetrin

'Lajmi i ditës': Donaldi dhe Iliri pajtohen me njëri-tjetrin

16:52, 10/11/2021

liri dhe Donaldi vendosin t’i japin fund të gjithë debateve mes tyre.

Dyshja prej javësh ka shfrytëzuar thuajse çdo mundësi për të nxitur mosmarrëveshje mes njëri-tjetrit.

Kjo gjë është vendosur të ndryshojë që pas ditës së sotme. Iliri i këshilluar nga Sabiani vendosi të sheshonte gjithë agravimin me Donaldin.

“I vetmi shqetësim që kam pasur ishte akuza jote për ngacmim ndaj Semit dhe ndaj vajzave. Atë unë nuk e përtyp dot”, tha Iliri.

Donaldi nga ana tjetër mbështeti faktin se diskutimet mes tyre duhet të marrin fund. Ai nuk nguroi të kërkonte as falje për akuzat e thëna.

“Nuk kam dashur të të prek në asnjë moment, për atë pjesë të kërkoj shumë falje”, i tha Donaldi atij.

Pajtimi mes tyre gëzoi tej mase Sabianin i cili kishte ditë që e uronte këtë gjë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco