Fabio Dushku flet nga burgu për rrëmbimin e Kozakut;'Ne nuk e rrëmbyem, i dhamë nja dy shpulla'

Fabio Dushku flet nga burgu për rrëmbimin e Kozakut;'Ne nuk e rrëmbyem, i dhamë nja dy shpulla'

16:27, 10/11/2021

Para disa javësh rrëmbimi i Kozak Braçit, i njohur ndryshe edhe si mbreti i Instagramit bëri bujë të madhe pasi e gjithë ngjarja ndodhi “live”.

Ishin familjarët e të riut ata që bënë kallëzim në polici, ndërsa personat përgjegjes për rrëmbimin e të riut ishin të afërmit e Fabio Dushkut.

Ky i fundit ka reaguar në një intervistë telefonike në emisionin “Shqipëria Live” dhe ka treguar se njeh njerëzit e Kozak, pas ii ka pasur në burg.

Dushku i ka kërkuar falje nënës së Kozakut dhe ka thënë se rrjetet sociale janë një gjë jo e mirë për rininë.

Njerëzit e Kozak i njoh. Kam pasur në burg disa kushërinj të tij. I kërkoj falje nënës së tij, por ai i kaloi çdo limit njerëzor. Unë jam në një botë tjetër, e ai merret me “Instagram”. Nuk e ka të gjithë fajin ai, se edhe atë e kanë shtyrë. Rrjetet sociale janë një gjë jo e mirë për rininë, ku duan të tregojnë se janë të fortë”, tha Dushku.

Ndër të tjera ai tha se e gjitha kjo nuk mund të quhej një rrmëbim dhe tha se shokët e tij “i dhanë dy shpulla”.

"Ça rrëmbimi, se na kanë çmend. Rrëmbimi bëhet për lek, e çojnë në mal dhe e vrasin. Atë e morën në makinë, i dhanë 5 shpulla. Që të mos ngrihej ndonjë nga fisi që ta vriste, shokët i dhanë dy shpulla. Dhe ajo u bë gabimisht publike, se shokët e mi duke parë ato çfarë ka bërë ai, nga adrenalina u futën live. Unë tani nuk jam shok me atë, po njerëzit i tij i kam miq kemi ngrënë në një pjat në burg. Rrjete sociale une s’kam se jam në burg, i përdor vëllai, im. Nuk tregohen dhëmbët në internet”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco