'Normal që Elvana nuk fiton me këngë ‘’stupid’’, artisti i njohur shqiptar u përgjigjet të pakënaqurve nga festivali i RTSH-së

'Normal që Elvana nuk fiton me këngë ‘’stupid’’, artisti i njohur shqiptar u përgjigjet të pakënaqurve nga festivali i RTSH-së

15:24, 10/11/2021

Festivali i Radio Televizionit Shqiptar që përcakton edhe përfaqësuesin e Shqipërisë në Eurosong ka shpallur listën e artistëve pjesëmarrës.

Njëri nga ata që nuk arriti të pranohet është Mentor Haziri, i cili përmes rrjeteve sociale ka hedhur akuza të forta kundrejt festivalit.

Këtij shkrimi të Mentorit i ka reaguar fillimisht ashpër Alban Ramosaj, kënga e të cilit është pranuar për edicionin e këtij viti në RTSH.


Ai ka thënë se vet vie nga Kosova dhe ka akuzuar artistin ferizajaz se po nxit helm dhe urrejtje mes shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë duke i thënë se po i vinte turp nga ato që po i dëgjonte nga ai.


Një reagim tjetër Mentorit i erdhi nga Genc Salihu, i cili përmes rrjeteve sociale ka folur në përgjithësi për artistët që ‘’shajnë’’ këtë festival.

Ai në një status të bërë në rrjetin social Facebook, ka kundërshtuar fjalën “korrupsion” në festival, duke ia kujtuar Mentorit pjesëmarrjet e tij të mëparshme në Festivalin e RTSh-së.

Salihu madje ka rikthyer në vëmendje edhe festivalin e para dy viteve, kur Elvana Gjata ishte renditur e dyta, duke e quajtur këngën e saj qesharake dhe të papërshtatshme për të qenë fituese

Ky është reagimi i plotë nga Genc Salihu (pa ndërhyrje):

Sa here vjen koha e RTSH fest, me duhet me scroll neper idhnimet e atyne qe nuk u osht pranu kanga. ‘Korrupsion’. Te njejtit, shpesh, kane marre pjese ma heret & jane knaqe, por sot ‘e vertetuan se festivali qenka i ndyre’.A dini cka? Kur ta boni nji kange te hajrit, e nuk ju pranohet, publikojeni ta ndigjojme se sa i korruptuem qenka festivali.
Sot, krejt cka nuk na pelqen, e quejme ‘korrupsion’.

PS – normal qe Elvana Gjata nuk fiton me kange stupid! S’mundet kurrkush me i pase krejt cka don, all the time, vec pse i ka dajët e forte”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco