Katër gratë e fuqishme kosovare bëhen bashkë Washington DC

Katër gratë e fuqishme kosovare bëhen bashkë Washington DC

11:33, 10/11/2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë këtyre ditëve po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vizitë zyrtare

Ajo do të marrë pjesë në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve të Lidershipit të Shquar 2021 në Këshillin Atlatanik.

Pjesë e mbrëmjes do të jetë edhe muzikantja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ecila do të nderohet në këtë mbrëmje me çmimin e artistes së shquar për vitin 2021.

E teksa ndodhet në Washington, presidentja Osmani është takuar nga afër me artisten Lipa dhe gjithashtu me regjisoren e filmit “Zgjoi” dhe aktoren kryesore të filmit, Yllka Gashi.

“Zgjoi” po jepet gjatë këtyre ditëve premierë në kinematë në ShBA dhe ka arritur tashmë në Washington për komunitetin shqiptar atje, por edhe për audiencën globale.

 

Foto: Sunny Hill News/Instagram

Ka qenë një nga faqet e fondacionti Sunny Hill, ajo e cila ka publikuar disa fotografi nga takimi i katër femrave të njohur të Kosovës në Amerikë.

 

Dua mund të shihet shumë e buzëqeshur teksa ka uruar nga afër Blertën dhe Yllkën për sukseset ndërkombëtare të filmit “Zgjoi”.

 

Të treja femrat e suksesshme në art kanë marrë gjithashtu urimet e pakursyera të asaj që njihet si gruaja numër një e vendit, presidentja Vjosa Osmani. /Telegrafi/

 

Foto: Sunny Hill News/Instagram

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco