David Beckham përdor një top për të ‘pikturuar’ pemën e Krishtlindjeve

David Beckham përdor një top për të ‘pikturuar’ pemën e Krishtlindjeve

10:41, 10/11/2021

Futbollisti i njohur anglez David Beckham ka postuar një video në rrjetet sociale ku shihet duke punuar për “veprën e tij artistike”.

Festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri po afrojnë dalëngadalë dhe Beckham duket se tashmë është përfshirë në atmosferën e festave.

Në videon që ka ndarë me fansat e tij, Beckahm shihet i veshur vetëm me pantallona, duke gjuajtur me saktësi një top të lyer me ngjyra të ndryshme, duke krijuar imazhin e një peme Krishtlindjesh në një panel të bardhë.

“Bëra pak rrëmujë në punë”, ka shkruar Beckham në një përshkrim të videos.

Puna e tij artistike është mbresëlënëse, ashtu si karriera e tij në futboll.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco