Çka s'ua shkrua për të, Morena ua lë mediave 'seen'

Çka s'ua shkrua për të, Morena ua lë mediave 'seen'

09:27, 10/11/2021

Emri i Morena Tarakut ka zënë faqet e para të medias në Turqi. Këngëtarja dhe modelja shqiptare po përflitet për një lidhje dashurie me një këngëtar të njohur turk.

Bëhet fjalë për Berdan Mardini dhe sipas mediave turke lidhja e tyre u zbulua pas festës së ditëlindjes që thuhet se Taraku e organizoi për këngëtarin turk.

Madje, mediat atje thonë se Mardini i ka thënë rrethit të tij të ngushtë se ndjenjën e dashurisë e ka përjetuar vërtetë te Morena.

Por, duket se këngëtares dhe modeles nuk po i intereson apo ua ka lënë mediave “seen”, sa i përket këtij lajmi.

Ajo është lajmëruar në llogarinë e saj në Instagram, por duke u relaksuar në Turqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco