Aktori i njohur turk baba për herë të dytë

Aktori i njohur turk baba për herë të dytë

08:11, 10/11/2021

Aktori i njohur për rolin e famshëm të Ezelit, Kenan Imirzalioglu, dhe partnerja e tij, Sinem Kobal, do të bëhen prindër për herë të dytë. Mësohet se aktorja, e cila solli në jetë një vajzë (Lalin) tetorin e vitit të kaluar është në muajin e katërt të shtatzënisë.

Lajmi i bërë publik ditët e fundit nga mediat turke ende nuk është konfirmuar nga aktorët, megjithatë burime pranë tyre kanë konfirmuar që së shpejti do të vijë në jetë një djalë

Pak ditë më parë, Kenan dhe bashkëshortja e tij u fotografuan ndërsa ishin duke shëtitur në Ortakoy me vajzën e tyre të vogël, Lalin.

I pyetur nga gazetarët se kujt i ngjan më shumë vajza, aktori tha: “Tiparet i ka si Sinem, por vështrimi i saj është imi”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco