Ish-konkurrentja me fjalë të rënda kundër Arjan Konomit: S'të kanë dashur për 50 vite

Ish-konkurrentja me fjalë të rënda kundër Arjan Konomit: S'të kanë dashur për 50 vite

17:05, 04/11/2021

Sindi Loci është nga ish-konkurrentët që është komentuar më së shumti për fjalët e rënda kundrejt konkurrentëve të tjerë por edhe Arian Konomit.

Dyshja kanë pasur zënka të shpeshta, të cilat kanë vazhduar edhe pas daljes nga programi.

Në primen e fundit të “Për’puthen” për herë të parë një vajzë u eleminua nga djemtë dhe kjo ide i ka pëlqyer Arian Konomit.

Opinionisti tha se duhet tê ndodh më shpesh pasi sezonin e kaluar kishte vajza që nuk i donte askush dhe kishin zënë vend për 8 muaj aty.

Megjithëse Ariani nuk tha ndonjë emër është dikush që si duket e mori për vete.

Sindi përmes rrjeteve sociale i është kthyer me fjalë të rënda opinionistit, që është nga figurat televizive më të dashura të publikut shqiptar.

“8 muaj për të gjetur dashurinë nuk janë asgjë para 50 viteve të dështuara, e nê fakt programi kurorëzoi dashuri të vërteta plot fallcitet. Mëso të të ndahet shpirti nga unë se të jam kthyer në makth. Sillu si burrë në moshë dhe opinionist ashtu siç të ka hije jo si gratë e lagjes. Mezi po pres ta shfaqësh veten dhe dashurinë tënde që ke përjetuar. Ne su deshëm për 8 muaj po ty stë kanë dashur për 50 vjet. Keqardhje të madhe ndjej për ty”, ka shkruar Sindi në instastory dhe të gjithë e kuptuan se e kishte me opinionistin, i cili pas kësaj e ka injoruar dhe nuk ka kthyer ndonjë përgjigje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco