Çfarë po ndodh? Graniti vendos të largohet nga 'Big Brother VIP'

Çfarë po ndodh? Graniti vendos të largohet nga 'Big Brother VIP'

19:31, 03/11/2021

Futbollisti Graniti Cana ka pasur debate të shumta me pjesën tjetër të banorëve gjatë ditës së sotme.

Ai ka diskutuar lidhur me faktin se sa e ka penalizuar afërsia me Fifin dhe se sa i lirë është ai në veprimet dhe sjelljen e tij.

Gjatë ditës së sotme, banorët i kanë këshilluar atij të shkëputej pak nga kjo marrëdhënie dhe të ndihet pak më i lirë për të shijuar pak më shumë eksperiencën e tij.

Por nga ana e tij, Graniti këmbënguli se të gjitha veprimet kanë ardhur si pasojë e faktit se nuk ka dashur të mërzisë Fifin dhe asnjë prej banorëve.

Pas kësaj përballje tepër tensionuese, Graniti ka vendosur në heshtje të bëjë gati valixhet dhe të kërkojë daljen nga shtëpia e Big Brother, ndërsa banorët pas shumë përpjekjesh arritën që ta bindin ish-futbollistin mos largohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco