Paloma tregon se si ndihet bashkëshorti pas rrëfimit të saj

Paloma tregon se si ndihet bashkëshorti pas rrëfimit të saj

17:00, 03/11/2021

Ish-konkurrentja e “Big Brother Vip”, Paloma ishte e ftuar ditën e sotme në “Shqipëria Live” ku përveç eksperiencë së saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka folur dhe për bashkëshortin  e saj.

“Pas takimit me bashkëshortin në BB VIP nisa të bëhesha më agresive. Mendoja se si do ndihej emocionalisht. Ai po ndërton një karrierë, po bën një album. Më dukej se do penalizohej, edhe pse e tregova për të dhënë një mesazh. Ishte pak i revoltuar, jo me mua, sa me interpretimin e titujve. Shkruhej se ti je një baba dhunues, i keq, ku mesazhi ishte krejt e kundërta”, tregoi Paloma.

Sipas saj ajo ka treguar se këtë histori e ka treguar për të gjitha vajzat dhe gratë që kan probleme të tilla të reagojnë.

Ai është një prind, nesër do rritet fëmija dhe do lexojë tituj bastard. Kam luftuar e luftuar derisa erdhi një moment që kaloi më shumë se debat dhe unë e denoncova. 

Mesazhi ishte mos hezitoni, nëse keni probleme reagoni.

"Edhe unë njeri i gjallë jam. Kam treguar momente të ndryshme që ne i ndamë të gjithë bashkë. Nuk jam bërë pishman se e kam treguar këtë histori”, tha Paloma.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco