Çifti i serialit turk 'Një mijë e një netë' bëhen prindër për herë të tretë

Çifti i serialit turk 'Një mijë e një netë' bëhen prindër për herë të tretë

16:21, 03/11/2021

Çifti i njohur turk Berguzar Korel dhe Halit Ergenç, të njohur në zonën tonë si Sheherzada dhe Onur nga seriali turk “Një mijë e një netë”, u bënë prindër për herë të tretë.

Lajmin e mirë e ka marrë çifti Korel-Ergenç, të cilët pas djemve Ali dhe Han kanë një vajzë. 

Aktorja bukuroshe sot solli në jetë një vajzë, të cilës çifti e pagëzuan me emrin Leyla, shkruan Hurriyet.

Aktorja e njohur ka lindur sot në spitalin Maslak Acıbadem në Stamboll. Spitali tha se nëna dhe vajza e saj Leyla ishin mirë.

Bergurzar Korel dhe Halit Ergenc u martuan në vitin 2009, dhe u dashuruan në xhirimet e serialit "Një mijë e një netë". 

Çifti pati fëmijën e tyre të parë, djalin Ali, në vitin 2010. Ata u bënë prindër për herë të dytë vitin e kaluar, kur patën një djalë tjetër, Han.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco