Ish-konkurrenti i 'Për'puthën' i kthehet të dashurës?

Ish-konkurrenti i 'Për'puthën' i kthehet të dashurës?

16:12, 03/11/2021

Eduard Kuçi është padyshim konkurrenti më i përfolur i këtij sezoni të ‘’Për’puthen’’.

Djaloshi nga qyteti i Gjakovës por që jeton në Zvicër u përjashtua nga programi pasi u kapen me Adën duke drekuar jashtë, gjë e ndaluar për konkurrentët.

Gjersa dyshja u përjashtuan se qëndruan së bashku doli që mes tyre nuk ka asgjë më shumë se shoqëri.

I ftuar ditë më parë në ‘’60 sekonda’’, Edi tha se ai dhe Ada janë vetëm shokë, ndërsa përmes rrjeteve sociale ai zbuloi se do të kthehet në Zvicër për t’u përkushtuar te boksi, sport që ushtron prej kohësh.

Por duket se është edhe një tjetër arsye pasi ish-konkurrenti ka habitur me postimin e bërë së fundmi ku u shfaq në krahët e një vajze.

Të përqafuar dhe shumë afër me njëri-tjetrin, ky imazh po sjell mjaft dyshime se ish-konkurrenti i “Për’puthen” ka nisur një lidhje të re.

Se çfarë fshihet pas këtij postimi nuk dihet akoma qartësisht, mirëpo mbetet për t’u parë si qëndron e vërteta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco