Fifi i kthehet Granitit me tone të larta si kurrë më parë

Fifi i kthehet Granitit me tone të larta si kurrë më parë

14:40, 03/11/2021

Skenat e xhelozisë së Fifit ndaj Granitit kanë qenë të shumta, edhe pse dyshja janë vetëm miq.

Së fundmi, Fifi ka debatuar me tone të ashpra me futbollistin, teksa ky i ka thënë se duhet të flasë dhe me banoret e tjera.

Fifi i ka sqaruar se ajo kurrë nuk i ka kërkuar të mos e bëjë, por vetëm e ka shtyrë të jetë vetvetja.

Sipas saj, Graniti duhet të bëjë më shumë se sa vetëm të ngacmohet me femra në shtëpi.

Ajo do ta shikojë të përfshirë dhe në muhabete tjera dhe të mos tregohet i cekët.

Debati: 

Graniti: Duhet me kalu kohë edhe me tjerët

Fifi: Ti kalo kohë me kë të duash, unë nuk të përzihem më. Unë do të them vetëm mirëmëngjes, natën e mirë

Graniti: Pse po bën kështu?

Fifi (ngre tonin e zërit) Se janë duke të penalizuar! Erdhi nëna jote të tha muhabetin që të kam thënë unë që 1 muaj. Pse nuk kupton kur të flas se shqip po të flas?

Graniti: Çfarë të bëj unë?

Fifi: Kurgjo hiç, me mua mos fol më. Kaq! Mos fol me mua më! Nëse ti nuk je i zoti të kuptosh, unë nuk mundem të bëhem mësuesi yt. Kurrë nuk të kam thënë mos fol. Kurrë nuk të kam thënë mos rri. Të kam thënë hapi sytë! 100 mijë herë të kam thënë se nuk e kanë me ty! Të kam thënë fol 100 mijë herë, lidhu me njerëzit, nuk je vetëm aq o Granit! Nuk je veç me dal e me ngacmu femra o Granit! Që je seksi nuk do të thotë që nuk mundesh të flasësh, të bësh muhabet. Nuk je veç aq! Nuk je i cekët! Kaq a mundesh ta kuptosh? Nuk të kam folur kurrë për keq!

Graniti: E kuptoj po mos bëj kështu se ndihem keq. Unë nuk po të fajësoj ty

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco