Pas infektimit me Covid-19, Khloe Kardashian zbulon gjendjen e saj shëndetësore

Pas infektimit me Covid-19, Khloe Kardashian zbulon gjendjen e saj shëndetësore

14:17, 03/11/2021

Infektimit me Covid-19 nuk i ka shpëtuar as Khloe Kardashian dhe vajza e saj, True Thompson.

Këtë lajm e ka dhënë vetë 37-vjeçarja e cila me anë të një postimi në “Instastory” ka bërë me dije se është detyruar të anulojë të gjitha angazhimet.

 

“Përshëndetje, doja t’ju njoftoja që True dhe unë kemi rezultuar pozitive me COVID. Më është dashur të anuloj disa angazhimeve dhe më vjen keq që nuk do të jem në gjendje t’i realizoj ato. Për fat të mirë jam vaksinuar kështu që gjithçka do të jetë në rregull. Ne do të jemi në karantinë dhe do të ndjekim udhëzimet aktuale. Qëndroni të sigurt”, ka shkruar Khloe.

 

Para pak orësh, Khloe ka ndarë një foto të re duke nënkuptuar se është shëruar plotësisht.

Sjellim në vëmendjen se herën e parë që ajo u infektua me virus, iu desh të karantinohej larg vajzës së saj për më shumë se dy javë.

 

Më herët ajo ka treguar se vajzën e saj True, e këshillon që gjithmonë ta vendosë familjen në radhë të parë.

“Familja ime është gjithmonë e lidhur pavarësisht çdo gjëje, por me COVID dhe bllokimin nga gjithçka, kushërinjtë e True ishin miqtë e saj të vetëm, për njëfarë kohe. Nuk kishte ambiente lojërash apo diçka të tillë”, ta Khloe.

 

“Edhe pse është e vogël ajo di gjithçka për familjen”, vazhdon të tregojë ylli i Keeping Up With Kardashians.

“Si fëmijë, familja ishte gjithmonë në thelbin e çdo bisede. Pavarësisht se a mbështesni apo jo njëri -tjetrin. Ju lejohet të debatoni dhe të mos pajtoheni me ide”, përfundoi ajo.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco