Princi William me mesazh për miliarderët: Në vend që të udhëtoni në hapësirë, shpëtojeni Tokën

Princi William me mesazh për miliarderët: Në vend që të udhëtoni në hapësirë, shpëtojeni Tokën

18:23, 14/10/2021

BBC e ka publikuar një intervistë me princin William, ndërsa njëra prej temave që ka tërhequr vëmendje ishte mesazhi i tij për miliarderët që udhëtojnë në hapësirë.

Duka i Cambridge ka thënë se mendjet e mëdha duhet të mendojnë se si t’i zgjidhin problemet në planetin Tokë, në vend se të udhëtojnë në hapësirë në kërkim të një vendi tjetër për të jetuar.

“Është thelbësore të fokusohemi në këtë planet, e jo të heqim dorë dhe të shkojmë në hapësirë, në mënyrë që atje të gjejmë zgjidhje për të ardhmen”, ka theksuar princi.

William ka shtuar se gjeneratat e reja po bëjnë më shumë panik për krizën klimatike dhe se e ardhmja e tyre është jashtëzakonisht e kërcënuar nga ndryshimet e mëdha që po na vijnë.

Ai ka bërë thirrje publike që të mendohet për ndryshimet klimatike dhe atë që ua lëmë brezave të ardhshëm. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco