Sipas ekspertëve martesa e Princeshë Dianës dhe Princit Charles ishte një ‘transaksion biznesi’

Sipas ekspertëve martesa e Princeshë Dianës dhe Princit Charles ishte një ‘transaksion biznesi’

15:26, 14/10/2021

Disa nga ekspertët mbretërore pretendojnë se martesa ndërmjet Princeshë Dianës dhe Princit Chares ishte vetëm një transaksion biznesi.

Dyshja nuk kishin një mrtesë perfekte pasi ishin dy tipa krejt të kundërt nga njëri-tjetrit.

Elizabeth Holmes, autore e disa librave mbi familjen mbretërore, tha se “marrëdhënia e çiftit mbretëror nuk ishte një lidhje romantike”.

“Diana ishte e gatshme dhe shumë e e tur për të kënaqur të tjerët”, tha ajo.

Sipas “The Croën” të Netflix, Princi Charles dhe Princesha Diana kishin vetëm një kohë të shkurtër për t’u njohur me njëri -tjetrin. Princi Charles ishte gjithashtu nën presion për t’u qetësuar sepse ai ishte tashmë 32 vjeç kur e takoi atë. Princesha Diana, nga ana tjetër, ishte vetëm 19 vjeç në atë kohë. Princesha Diana, tha Holmes, u përball me hendekun e tyre të moshës 12-vjeçare.

“Ajo morri vendime pa pasur pas vetes një familje të qëndrueshme dhe pa marrë shumë udhëzime”, tha Holmes.

Ata kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në vitin 1981 dhe katër vite më vonë janë ndarë.

Në 1997, Princesha e ndjerë e Uellsit vdiq në një aksident automobilistik në Paris. Princi Charles u martua me Camilla Parker Boëles, Dukeshën e Cornëall, pas një shoqërimi shtatëvjeçar.

Sipas Sally Bedell Smith, autore e ” Prince Charles: The Passions and Paradoxes of an Improbable Life”, Camilla ishte e papërshtatshme për të qenë gruaja e mbretit, sepse ajo ishte një zonjë “me përvojë”.

“Ishte absolutisht jetike që në fron të ishte dikush që ishte e virgjër”, tha Dr Piers Brendon në dokumentarin “The Royal House of Ëindsor”.

“Një mbretëreshë e ardhshme nuk duhet të ketë të kaluar”, tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco