U dashurua me ish-ushtarin e gjymtuar në luftë, gazetarja rrëfen historinë e pazakontë

U dashurua me ish-ushtarin e gjymtuar në luftë, gazetarja rrëfen historinë e pazakontë

10:19, 11/09/2021

Alketa Gashi është spikere lajmesh në Kosovë, ku gjithmonë në media ka dalë dhe ka rrëfyer për karrierën, por pas saj fshihet një histori dashurie.

Alketa është njohur me bashkëshortin, Faik Fazliu që kur ishte 17 vjeçe nga lufta e Kosovës. Ai ka qenë anëtar i UÇK-së dhe si i tillë ai ka humbur njërën këmbë.

 

Gazetarja e njohur ka hasur refuzime dhe vështirësi nga shoqëria, të afërmit e saj që kjo histori të ndërpritej. Prindërit herën e parë e kanë refuzuar që kjo histori të vazhdonte, por më pas e kanë mbështetur. Tani ata janë prindër të tre fëmijëve.

Gashi ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ku fillimisht foli për karrierën e saj të gjatë në televizion dhe më pas foli për dashurinë e madhe për bashkëshortin.

 

“Kam 14-15 vite në RTK. Nuk jam ende e famshme, e kam nisur gazetarinë për pasion. Kam bërë programe për fëmijë, e duke u rritur, duke ndryshuar emisionet. Kam bërë një muaj pushim këto kohët e fundit, prej Covid por edhe leje, dhe rashë në depresion, nuk qëndroja dot larg ekranit. Kam qenë 13 vjeçe kur nisa karrierën. Më janë dridhur këmbët, duart dhe qerpikët kur kam dalë në fillim në ekran”, tha gazetarja.

Ndërsa duke folur për historinë e saj të dashurisë, duke qeshur Alketa tha se “Faiku është shumë i mirë dhe i urtë vetëm kur fle”. Ajo tregoi se e ka parë për herë të parë kur ishte 16 vjeçe, por vetëm një vit më pas nisën që të njiheshin ndryshe.

 

“Kam qenë 16 vjeçe kur jam njohur me të në një festival ku isha me Silvana Braçen. Ai ishte në rreshtin e parë, unë nuk e kisha parë. Ai kishte mundësi të më shikonte më mirë. Miku jonë Ilir Shaqiri na njohu së bashku, pasi Faiku ia kishte kërkuar. “Kush është ajo vajza e bukur aty”, e kishte pyetur. Edhe mua diçka më goditi. Kur shkova në shtëpi i thashë mamit, se ai nuk ishte i vjetër, ishte i ri”. Mami më thotë shko laj fytyrën, ndërrohu dhe shko e të flesh se do ikësh në shkollë nesër”, tregon Alketa mënyrën se si u njoh fillimisht me Faikun. U dashurua me ish-ushtarin e gjymtuar në luftën e Kosovës,

 

Gazetarja shton se u takuan më pas në Tiranë në një tjetër event.

“Një vit më vonë, 17 vjeçe e gjysmë nisim të dilnin e të njihemi dhe nuk u ndamë në asnjë moment. Është një njeri me shumë vlera dhe që më ka mësuar shumë në jetë. Kur erdhi momenti për të patur diçka më shumë, më tha unë jam ky. Unë jam pjesë e kësaj krenarie, nuk pata asnjëherë dyshime, por vetëm mu shtua dashuria. Njerëzit që kanë bërë diçka për atë vend, u heq kapelën dhe u gjunjëzohem. Janë njerëzit më me vlerë që ka pasur Kosova “, tregon Gashi.

Më pas Alketa vijon rrëfimin me mënyrën se si e pritën prindërit e saj e pritën fillimisht këtë lidhje. Ajo shprehet se ishin kundër pasi ajo ishte shumë e re, jo për Faikun.

“Unë isha shumë e re, ai 10 vite më i madhe se unë. Prindërit kishin merak vetëm moshën time, isha 17 vjeçe. Ne kishim fusha dhe drejtime krejt të ndryshme, por që gjuha e dashurisë ishte e përbashkët. Mami thoshte të rritesh, ke ëndrra përpara. Por duke parë entuziastin tim, mami e babi e pranuan lidhjen tonë. Ishte vendimi më i rëndësishëm i vetëm i jetës sime”, tha ajo.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco