Jeta e saj private ka qënë në qendër të vëmendjes, Angela flet për herë të parë pas arrestimit të burrit në Greqi

Jeta e saj private ka qënë në qendër të vëmendjes, Angela flet për herë të parë pas arrestimit të burrit në Greqi

08:33, 11/09/2021

Jeta private e Angela Martinit ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, sidomos gjatë kohëve të fundit pasi bashkëshorti i saj, Dragos Savulescu po përballet me drejtësinë. Rumuni u dënua me burg në vendin e origjinës dhe u shpall në kërkim nga Interpoli. Pak javë më parë, ai u arrestua nga autoritetet greke në Mykonos por u lirua shumë shpejt.

Por vetëm tani, Angela ka vendosur të flasë.  Modelja tregoi për revistën Who se gjykata greke ka bllokuar përpjekjen e Rumanisë për ekstradimin e tij. Vendimi shënon herën e dytë që një gjykatë evropiane ka refuzuar një kërkesë ekstradimi për të. Ajo ka publikuar dhe një intervistë në Instagram, ku ish-missi shprehet se nuk mundet të jetojë në Europë me burrin sepse kanë të gjithë sistemin kundër.

''Po kërkojmë drejtësi në vende të tjera. Në një farë mënyrë ne u zgjodhëm që ta bënim këtë gjë kur në të njëjtën kohë ke një sistem të tërë që është armiku yt. Si mund ta luftosh këtë gjë? Nuk mund të jetë në Europë ky vend dhe që ata të vazhdojnë të bëjnë çfarë të duan. Njerëzve ju është bërë lavazh truri, janë të frikësuar, janë të mbushur me frikë. Do e kuptoja nëse kjo gjë do të ndodhte diku tjetër nëpër botë, por jo në Europë”, shprehet Angela. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco