Konfirmoi dje shtatzëninë, Kylie poston fotot e para me barkun e rrumbullakosur

Konfirmoi dje shtatzëninë, Kylie poston fotot e para me barkun e rrumbullakosur

20:21, 09/09/2021

Ndërkohë që lajmi i shtatzënisë së dytë të Kylie Jenner “pushtoi” mediat rozë një ditë më parë, miliarderja 24-vjeçare ka ndarë sot fotot e para me barkun e rrumbullakosur.

Ylli i reality show ka publikuar në Instagram disa fotografi e veshur me një fustan e pardesy të bardhë, teksa ndodhet në Nju Jork për Javën e Modës. 

Postimin, Kylie e ka shoqëruar me një emoji me një beb-ëngjëll.

Sipërmarrësja e njohur, e cila po pret fëmijën e dytë me Travis Scott, publikoi dje videon IGTV ku konfirmoi lajmin e shtatzënisë. 

Në klipin 90 sekondësh shfaqej Kylie dhe Travis teksa merrnin përgjigjen e testit deri ne momentin kur lajmëronin edhe mamanë e saj Kris Jenner, si dhe duke bërë një vizitë te gjinekologu bashkë me vajzën e tyre 3-vjeçare Stormi Webster.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco