Sindi tallet keq me Arjanin dhe “fajin” e kanë paruket që bënë namin!

Sindi tallet keq me Arjanin dhe “fajin” e kanë paruket që bënë namin!

15:11, 09/09/2021

Sindi Loci ishte një nga konkurrentet më të komentuara në “Për’puthen”. Gjatë kohës që ishte në emision, ajo nuk i pati të pakta debatet, jo vetëm me konkurrentët por edhe me opinionistin Arjan Konomi.

Madje, Sindi u shpreh asokohe se komentet e analistit kanë qenë shkaku përse nuk i kanë shkuar mirë takimet me djemtë dhe që në fund doli “e papërputhur” me asnjërin prej tyre.

Mirëpo, hatërmbetjet vazhdokan edhe pas “Për’puthen”. Sindi ka postuar sot një Instastory, që duket si thumb për pamjen e re të Arjan Konomit në nisjen e sezonit të ri. Flokët e Arjanit dukeshin paksa ndryshe nga çfarë jemi mësuar. Ndoshta të lyer, ose paruke, këtë s’e dimë me siguri.

Sezoni i ri i “Për’puthen” filloi pikërisht dje, nën prezantimin e Bora Zemanit sërish. U prezantua vetëm njëra nga vajzat e shumë djem, që e trazuan “rrjetin” që ditën e parë me deklaratat e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco