Rihanna, Bella Hadid, Hailey Bieber e dinin para nesh! Stilistja shqiptare rrëmben çmimin kryesor të “Louis Vuitton”

Rihanna, Bella Hadid, Hailey Bieber e dinin para nesh! Stilistja shqiptare rrëmben çmimin kryesor të “Louis Vuitton”

14:07, 09/09/2021

Ajo po bëhet e preferuara e yjeve botërorë dhe ata e dinin para nesh suksesin që do kishte stilistja shqiptare; ndaj edhe zgjodhën të vishen nga ajo!

LVHM (Louis Vuitton Moët Hennessy)pas  votimit të publikut, çmimi LVMH shpalli finalistët e saj të 2021, këtë vit kishte nëntë finalistë në vend të tetë finalistëve si çdo vit i zakonshëm.

Dhe gjejeni çfarë?

Nensi Dojaka, stilistja shqiptare që jeton në Londër ishte një nga finalistet. Në më shumë se 1900 aplikime Nensi ia arriti të ishte në finale duke na bërë shumë krenarë të gjithëve, por prisni se Dojaka ia doli!

Stiliste 28-vjeçare shqiptare e veshjeve të grave e njohur për veshjet e saj të veçanta me rrjetë dhe ndarje, ka fituar Çmimin LVMH të vitit 2021 për talentet e reja.

Çmimi më prestigjioz i industrisë së modës iu dha një zonje Dojaka të tronditur dukshëm nga aktorja franceze Isabelle Huppert në një ceremoni të Mërkurën në Fondacionin Louis Vuitton në Paris. Një nga nëntë finalistët për Çmimin LVMH, Znj. Dojaka, e cila punon në Londër, do të marrë 300,000 euro (rreth 356,000 dollarë) dhe një vit mentorim nga radhët profesionale të LVMH, grupit luksoz francez.

Sipas Delphine Arnault, nënkryetare ekzekutive e Louis Vuitton dhe organizatori prapa çmimit LVMH, juria, e cila përfshinte Kim Jones, Marc Jacobs, Stella McCartney dhe Virgil Abloh, ishte veçanërisht e impresionuar nga cilësia e lartë e punës së zonjës Dojaka, këndvështrimi i saj dallues dhe një biznes fillestar që kishte lulëzuar me sukses gjatë sfidave të pandemisë.

  


Kujtojmë se Bella Hadid, supermodelja Emily Ratajkowski, Hailey Bieber e shumë e shumë yje botërorë janë veshur nga stilistja shqiptare Nensi Dojaka. Madje edhe Rihanna zgjodhi të veshë fustanin nga Nensi më 5 Gusht të këtij viti!

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco