‘Big Brother Vip’/ Cilët personazhe nga Kosova marrin pjesë?

‘Big Brother Vip’/ Cilët personazhe nga Kosova marrin pjesë?

13:59, 09/09/2021

Aludimet për personazhet ‘VIP’ që do të marrin pjesë në “Big Brother Vip”, nuk kanë fund, por asnjë nuk është konfirmuar deri tani.

Gazetari Erlado Rexho, pjesë e ekipit realizues të formatit, ka dhënë disa detaje të reja.

 

“Big Brother Vip do të fillojë në Tetor dhe ndryshe nga çdo sezon tjetër do të jepet dy herë në javë. Ditët ekzakte besoj se do të lançohen përmes spoteve publicitare në ‘Top Channel’.  Do të jetë një kast shumë mirë artistësh dhe pjesëmarrësish VIP…Do të kemi besoj përfaqësues të Kosovës, pra do ketë shumë arsye për tu ndjekur Big Brother. E gjithë skuadra po punon për një edicion fantastik. Shtëpia është spektakolare, te gjithë do ta pëlqejnë shumë.”,- u shpreh Eraldo.

 

Sigurisht nuk tha asnjë emër, sepse ndër rregullat kryesore të formatit ‘Big Brother’ është se, as vetë pjesëmarrësit nuk duhet të vendosin në dijeni askënd ,në mënyrë që gjithçka të mbetet surprizë.

Ajo që dimë deri tani, është se do të ketë vipa nga Kosova, të cilët pëlqehen dhe komentohen kudo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco