‘Djalë apo vajzë?’/ Bashkëshortja e Shpat Kasapit u përgjigjet pyetjeve të ndjekësve rreth shtatzënisë

‘Djalë apo vajzë?’/ Bashkëshortja e Shpat Kasapit u përgjigjet pyetjeve të ndjekësve rreth shtatzënisë

10:19, 09/09/2021

Bashkëshortja e Shpat Kasapit, Selvije Jao, ka zbuluar ditën e djeshme se është në javën e parë të muajit të pestë të shtatzënisë. Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në “Instastory”, grimierja zbuloi disa detaje të reja në lidhje me pritjen e ëmbël.

 

“Dua të jetoj në një fabrikë që prodhojnë muffins”, shkroi në një postim Selvija, duke treguar se ka një neps të madh për ëmbëlsirat gjatë këtyre muajve të parë të pritjes së ëmbël.

Bashkëshortja e këngëtarit shkroi në një postim tjetër: “Unë katër muaj kam hëngër e kam pi vetëm bukë e djathë e lemon soda”.

 

E pyetur për gjininë e foshnjës që do e bëjë nënë për herë të parë, Jao tha: “S’ka rëndësi për mua, si djalë, si vajzë. E lus Zotin të shkojë mirë shtatzënia deri në fund e uroj të ketë shëndet”.

Ishte Shpat Kasapi ai që zbuloi në ditën e lindjes së Selvijes se partnerja e tij së shpejti do të sjellë në jetë një fëmijë. Ai publikoi një foto me bashkëshorten krahas së cilës shkroi:

 

“Gëzuar ditëlindjen gruaja ime, që do të bëhet nënë së shpejti. Dashuria jote më ka kthyer në këtë njeri të lumtur, gjithmonë njeri të qeshur që jam sot, të jam mirënjohës përgjithmonë!

E sidomos tani që po presim një engjëll! Shumë i detyruar ndaj teje për gjithçka, pa ty nuk jam asgjë! Të paça gjithmonë dashuri. Të dua shumë!”.

Image

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco