Justina Aliaj: Publiku më ka mbajtur gjallë, skena ka qenë ‘shtëpia’ ime

Justina Aliaj: Publiku më ka mbajtur gjallë, skena ka qenë ‘shtëpia’ ime

22:39, 07/09/2021

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Justina Aliaj, në një intervistë në emisionin A Show në Syri Tv, foli për eksperiencën e saj të gjatë në skenë.

Aliaj thekson se publiku ka qenë ai që e ka mbajtur gjallë, duke shtuar se skena ishte për të një “shtëpi e dytë”.

“Publiku më ka mbajtur gjallë. Skenën e kam dashur shumë dhe e konsideroja si shtëpinë time. Skena ma ka shpërblyer. Paulin Preka ka qenë, është dhe mbeti njësoj, një njeri i mençur, që di të përgjigjet. Ai dhe vëllai i tij kanë qenë të talentuar, të lindur. I vëllai Pjetri kishte humor të hollë, ishte kaq i ëmbël, sa ne qeshnim me humorin e tij.

Për Shkodrën, sot ka ndryshuar paksa. Kam dhimbje për qytetin e Shkodrës. E kam njohur edhe Sherif Merdanin, jemi takuar pasi ka dalë nga burgu dhe ishte i lodhur. Me Zhani Cikon jemi miq të vjetër dhe është një person interesant. Kam një vajzë, që ka ndjekur rrugën time, shoh sesi do realizojë rolet, por se nuk ndërhyj në punët e saj”, deklaroi Aliaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco