Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka arritur që të depërtojë suksesshëm në tregun e muzikës botërore.
Ylli i hitit “Meant to Be” është jo pak e përfolur edhe për stilin e saj unik të veshjes, e që edhe këtë herë nuk kaloi pa vëmendje.
Në postimin e radhës në Instagram, Bebe u shfaq elegante me një kostum të veçantë që në fokus kishte gjoksin që binte në sy përmes dekoltesë së hapur të xhaketës.
“Më pëlqen një kostum i mirë dhe i fuqishëm”, ka shkruar Bebe në mbishkrimin e fotografive që ndau me mbi 10.7 milionë adhuruesit e saj.
© SYRI.net