'Muzika më shpëtoi' Miley Cyrus flet për herë të parë lidhur me ndarjen nga Liam Hemsworth

'Muzika më shpëtoi' Miley Cyrus flet për herë të parë lidhur me ndarjen nga Liam Hemsworth

20:22, 07/09/2021

Miley Cyrus dikur kishte menduar se i duhej një partner për të mbijetuar.

Ylli i hitit “The Midnight Sky” që u nda nga ish-bashkëshorti Liam Hemsworth në gusht të vitit 2019, pas vetëm tetë muajsh martesë, duke u lidhur më vonë me Kaitlyn Carter dhe Cody Simpson – u hap emocionalisht para fansave gjatë performancës së këngës “Maybe” të Janis Joplin, në festivalin BottleRock.

28-vjeçares i duhej që të ‘rindërtonte’ plotësisht jetën e saj, pasi shtëpia që ndante me ish-bashkëshortin, Liam, u shkatërrua nga zjarret që përfshinë Kaliforninë në dhjetor të vitit 2018, dhe ajo pranoi që tani më në fund po fillon të gjejë stabilitetin e saj.

Sipas 'The San Francisco Chronicle', këngëtarja tha: “Kjo këngë, për mua, lidhet me ndryshimet që kam përjetuar në jetën time dhe gjërat që kam humbur janë kthyer përsëri”.

Edhe pse ndonjëherë ndihemi sikur duhet të fillojmë nga asgjëja, si me zjarrin e shtëpisë dhe të rindërtojmë plotësisht … Ai zjarr ishte gati tre vjet më parë dhe unë po ndihem sikur po filloj të gjej stabilitetin tim tani. Dhe kështu dua që të gjithë të jenë të durueshëm – asgjë nuk ndodh brenda natës, kërkon shumë përpjekje dhe elasticitet”, ka deklaruar artistja.

Ajo shtoi: “Unë kisha një teori që do të vdisja nëse nuk do të kisha një partner. Nëse nuk do të kisha dikë që të më puthte çdo natë. Por, atëherë ky ishte qëllimi im, por ky u largua nga unë gjatë COVID -it, kështu që atëherë gjeta një qëllim të ri dhe kjo është muzika që është ngjitësi gjatë dy viteve të fundit dhe ishte ajo që na mbante të fortë në atë kohë”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco