Can Yaman fotografohet duke flirtuar me aktoren e njohur pas ndarjes nga Diletta Leotta

Can Yaman fotografohet duke flirtuar me aktoren e njohur pas ndarjes nga Diletta Leotta

17:56, 07/09/2021

Can Yaman dhe Diletta Leotta ishin një nga çiftet më të komentuara në mediat rozë gjatë mujave të fundit kur edhe lidhja e tyre u bë publike.

Por, diçka ka ndodhur mes tyre dhe kanë vendosur që të mos jenë më bashkë.

Se fundmi, Can po po përflitet për një romancë të re me aktoren izraelite, Moran Atias. Dyshja u shfaqën bashkë në tapetin e kuq në festivalin e filmit në Venecia duke ngritur dyshimet se aktori i ka dhënë fund lidhjes me moderatoren italiane, Diletta Leotta.

Ata dukeshin shumë të afërt mes tyre dhe kimia dukej mjaft qartë, rapoton “Ita;y 24 neës’.

 Për më tepër, aktori u kap “mat” gjatë disa momenteve duke e parë plot admirim Moran, prandaj flirtimi mes tyre i ka bërë të gjithë të dyshojnë se janë çift. Atias, e cila është nëntë vite më e madhe se Yaman, nuk e refuzoi flirtimin nga ana e aktorit.

Megjithatë, një burim pra aktorit tregon se ende ka disa gjëra që mun dtë rregullohen mes atij dhe Dilettë-s, pasi mes tyre ekziston një dashuri e fortë.

“Marrëdhënia e Can dhe Diletta-s është serioze. Ka dashuri të vërtetë. Dhe edhe nëse ka pasur disa keqkuptime dhe tani ata janë larg, historia e tyre nuk mund të përfundojë kështu”,- është shprehur më herët një burim pranë dyshes.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco