Rita Orës po iu ofrohet shifra marramendëse për t’u kthyer në 'The Voice Australia'

Rita Orës po iu ofrohet shifra marramendëse për t’u kthyer në 'The Voice Australia'

19:05, 06/09/2021

Rita Orës po i ofrohen 1 milionë dollarë për t’u kthyer në “The Voice Australia” vitin e ardhshëm, pasi sezoni i fundit theu rekord të shikueshmërisë falë panelit gjykues.

Pra, nuk është për t’u habitur që rrjeti nuk po kursen asnjë shpenzim për të siguruar kthimin e trajnerëve të famshëm Rita Ora, Keith Urban, Guy Sebastian dhe Jessica Mauboy në vitin 2022.

Jessica, 32 vjeç dhe Guy, 39 vjeç, kanë nënshkruar tashmë për sezonin e vitit të ardhshëm, raporton New Idea, por prodhuesit ende po punojnë për të marrë Ritën, 30 vjeç dhe Keith, 53 vjeç.

‘Kontratat janë duke u punuar për Ritën; topi është i gjithi në fushën e saj për t’u kthyer. 
Asaj i ofrohen deri në 1 milion dollarë në sezon, që është një tarifë marramendëse”, tha burimi.

Pas thyerjes së rekordeve të këtij viti, e gjithë skuadra e “The Voice Australia” është në përpjekje për të ruajtur shikueshmërinë e lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco