Aktorja e njohur bëhet nënë për herë të parë

Aktorja e njohur bëhet nënë për herë të parë

17:11, 06/09/2021

Aktorja e njohur , Louisa Lytton dhe i fejuari i saj janë bërë prindër për herë të parë.

Ajo e ndau këtë lajm me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram përmes një fotoje të ëmbël ku tha se është shumë ë emocionuar.

"Dhe pastaj u bëmë tre. Mirë se vjen në botë, ne jemi krejtësisht të pushtuar nga dashuria”, shkroi ajo në Instagram.

Kujtojmë se aktorja e njoftoi shtatzëninë e saj në një letër drejtuar nënës së saj.

“E dashur nënë, nëse do të jam një nënë si ti, e di që do të jem më e mira ti më ke mbajtur dorën për 32 vjet, më ke mësuar të drejtën nga e gabuara, më ke korrigjuar drejtshkrimin dhe më ke ndihmuar të shoh dritën në fund të çdo tuneli. Dhe tani do të më udhëzosh që të bëhem mama”, shkroi aktorja.

 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco