Camila Cabello flet për periudhën më të errët të jetës

Camila Cabello flet për periudhën më të errët të jetës

16:49, 06/09/2021

Camilla Cabello së fundmi ka folur rreth jetës së saj ku ka rrëfyer të gjitha periudhat e errëta me të cilat i ëstë dashur që t;i kalojë.

Ajo ka treguar se izolimi që u bë vtin e kaluar e ka ndihmuar shumë që ta ndryshojë jetën e saj pas 9 vitesh puna pa ndërprerje.

Po ashtu, ajo ia adresoi meritat edhe të dashurit të saj, Shawn Mendes, duke thënë se është mbështetur tek ai në kohët e saj më të vështira.

"Unë vazhdoja t’i thoja vetes se gjithçka ishte mirë: ‘Duhet të ndihem mirë, duhet të ndihem mirë’. Në fakt ajo që duhej të bëja ishte të thosha: ‘Si ndihem në të vërtetë?’. Më duhej t’i jepja leje vetes për të kërkuar ndihmë – sepse kisha nevojë për ndihmë. Kisha nevojë për terapi.

 Unë e di që tani duhet të kujdesem për veten time. Ankthi është diçka me të cilën kam luftuar që kur isha adoleshente dhe kështu periudha e izolimit në pandemi në të vërtetë ka qenë një kohë vërtet pozitive për mua.

Vitin e kaluar kam pasur një terapist të ri, kam përparuar shumë dhe ndihem shumë më mirë”, u shpreh ajo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco