Meghan Dhe Harry lënë pas keqkuptimet, ja çfarë i kërkuan ata Mbretëreshës

Meghan Dhe Harry lënë pas keqkuptimet, ja çfarë i kërkuan ata Mbretëreshës

16:27, 06/09/2021

Meghan Markle dhe Princi Harry më në fund e kanë lënë mënjanë të shkuarën dhe të gjitha keqkuptimet që kanë me ‘Familjen  Mbretërore’.

Ata kanë udhëtuar drejt Britanisë për të prezantur me familjen vogëlushen Lilibet.

Sipas ‘The Sun”, ata kanë kërkuar një takim me vetë Mbretëreshën e cila e ka pritur me kënaqësi.

Sipas burimeve, shumë nga anëtarët e Familjes Mbretërore janë tronditur nga ky lajm.

"Ata mund të duan të takojnë mbretëreshën, por do të duhet shumë guxim për t’i kërkuar asaj një takim privat, duke marrë parasysh se çfarë kanë deklaruar këtë vit”, ka thënë një burim për “The Sun”.

Çiftit ende nuk i ka shkuar një përgjigje zyrtare lidhur me kërkesën, por sipas një burimi Mbretëresha është e afeksionuar pas Archie-t dhe do të donte ta njohte nga afër edhe Lilibet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco