Yll Limani përfundon në spital, pësoi aksident

Yll Limani përfundon në spital, pësoi aksident

13:48, 06/09/2021

Këngëtari i dashur për publikun, Ylli Limani, ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se ka pësuar një aksident të vogël.

Ai ka treguar se gjithçka ka ndodhur teksa luante një lojë me gurë në plazh, por fatmirësisht nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Limani nuk ka ngurruar që në “Instastory” të postonte edhe disa foto pas këtij incidenti, si dhe mjekimin që ka marrë për to dhe tani duket se është drejt përmirësimit.

“Një aksident i vockël nga një lojë e kotë me gur në plazh”, ka shkruar Ylli krahas fotove.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco