Si u bë ‘Big Brother Vip’ molla e sherrit që i ktheu në armike brenda natës? Prapaskenat e konfliktit mes Arbanës dhe Luanës

Si u bë ‘Big Brother Vip’ molla e sherrit që i ktheu në armike brenda natës? Prapaskenat e konfliktit mes Arbanës dhe Luanës

12:04, 06/09/2021

Dikur ishin mike dhe rivale, ndërsa sot ndjekësit i konsiderojnë armike brenda natës.

Fjala është për dy moderatoret e “Top Channel”, Arbana Osmanin dhe Luana vjollcën, të cilat komentet komplimentuese për projektet e njëra-tjetrës, i kanë zëvendësuar me kunjat në distancë.

Image

‘Molla e sherrit’ ishte pikërisht projekti “ Big Brother Vip”, që në fillim iu besua Luanës, dhe më pas iu dha përfundimisht Arbanës, duke lënë Luanën me hatërmbetje, aq sa thuhet se mund të jetë larguar nga “Top Channel”.

Ndërkohë, ajo ka prezantuar projektin e saj më të ri. Gjatë festës së 30-vjetorit, Luana vendosi të improvizonte “shiko kush luan” dhe para se të thoshte disa fjalë, me humor thirri edhe kapitenët.

Image

Luana zbuloi se atë që e quan “projekti i jetës” dhe do ta titullojë “Thuaje”, ku do të ketë histori të vërteta.

Ky është projekti i saj personal, teksa gjatë fjalimit bëri edhe një batutë duke thënë: “Në cilin televizion do e shohim këtë Luanën?”

Image

Mos ndoshta nëpërmjet këtij fjalimi konfirmoi zërat që kanë qarkulluar për largimin nga “Top Channel”?

Ndërkohë që Arbana ka nisur lançimet e “Big Brother Vip”, duke njoftuar ndjekësit se tashmë është gati për rikthimin në tetor në ekran, me formatin që nisi 13 vite më parë.

Image

Në lidhje me rivalitetin e tyre, ishte e para Luna që me anë të një postimi u dha përgjigje këtyre lajmeve.

“Nuk ka konkurrencë.

Je vetëm ti përballë teje”, thuhet në postimin e shpërndarë nga moderatorja.

Image

Ndërsa Arbana e rezervoi përgjigjen e saj nga Prishtina, pasi ishte e ftuar në Festivalin e Filmit Ndërkombëtar në Kosovë, ku shoqëronte partnerin e saj regjisor, Eduard Grishajn.

Osmani u ndal që të jepte një intervistë të shkurtër për mediat në Kosovë, ku një pyetje ngacmuese e gazetarit të “ATV” ishte edhe rreth raportit të saj me moderatorin Luana Vjollca.

Image

Arbana vendosi t’i përgjigjet pyetjes së gazetarit shkurt duke thënë: “Nuk merrem me përgënjeshtrime portalesh dhe me pohime protalesh sepse kam shumë punë të tjera për të bërë”, duke lënë të kuptojmë se diçka të vërtetë ndoshta edhe mund të ketë.

E gjithë kjo vjen pasi javë më parë në portalet online u fol se midis dy moderatorëve kishte një krisje dhe ato thumbonin njëra tjetrën në distancë.

Image

Në media u përfol se raporti mes tyre ishte përkeqësuar kur u tha se të dyja ishin pretendente për modelimin e “Big Brother Vip”.

Thuhet se ajo takoi Lori Hoxhën, e cila do të jetë producentja, dhe rimori në duart e saj projektin e famshëm, që për herë të parë do të ketë protagonistë personazhe të famshëm.

Image

Sipas burimeve brenda televizionit, Luana ia kishte ‘rrëmbyer’ fillimisht këtë program Arbanës.

Luana dhe Lori Hoxha, u takuan dhe postuan një foto ku kishin dalë bashkë si për të thënë se një projekt i ri po vinte.

Image

Ndërsa direkt pas këtyre thashethemeve, ishte vetë Luana, e cila postoi një foto me tekstin “Luana Vjollca të vëzhgon”, duke konfirmuar lajmet se do te ishte prezantuesja, me moton e njohur të këtij “reality show”.

Image

Pas kësaj situate nuk dihet çfarë ndodhi dhe ndërkohë Luana fshiu foton ku jepte mesazh për “Big Brother VIP”, nga ana tjetër pranë Lorit po shihej Arbana.

Vendimi ishte rishikuar dhe sapo ishte marrë vendimi i ri: “BBV” e merr në dorë Arbana!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco