KAFE SHQETO/ Arbëreshët e grupit ‘Shega’ sjellin albumin e parë

KAFE SHQETO/ Arbëreshët e grupit ‘Shega’ sjellin albumin e parë

11:15, 06/09/2021

Në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri TV, ishte i ftuar grupi ‘Shega’.

‘Shega’ është një grup muzikor me djem të rinj nga Hora e Arbëreshëve në Sicili.

 

Djemtë kanë ardhur në Shqipëri dhe kanë zhvilluar një tur për të promovuar albumin e tyre.

Grupi është themeluar në vitin 2014, dhe ideja e grupit lindi në mënyrë spontane duke bërë muzikë bashkë, ku dhe lindi ideja të këndojnë në gjuhë Arbëreshë.

 

“Grupin nuk e kemi krijuar për një publik, ne e kemi krijuar për një urgjencë shprehëse si dhe për të mos humbur gjuhën arbëreshe”, tha Giorgio.

“Populli shqiptar na ka mirëpritur shumë mirë, sidomos moshat e reja dhe u ndjemë si rockstar”, përfundoi Giorgio.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco