Kush janë artistët shqiptarë, të cilët nuk bënë asnjë koncert këtë verë?

Kush janë artistët shqiptarë, të cilët nuk bënë asnjë koncert këtë verë?

14:29, 03/09/2021
 kur filluan masat e para parandaluese ndaj Covidit-19, artistët ndaluan koncertet dhe angazhimet muzikore.

Pas një viti aspak të lehtë prej pandemisë, ishte 2021-ta që mbledhi publikun në aktivitete të ndryshme.

Artistët më të dashur për publikun ishin në koncerte anë e mbanë ku ka shqiptarë dhe pa dyshim se atmosfera ishte në nivel.Nuk munguan edhe pamjet të cilat u publikuan nga këngëtarët në rrjetet sociale, duke treguar edhe një herë dashurinë e madhe që kanë ndaj skenës dhe ndaj fansave të tyre.

Por diçka që nuk kishte si t’i ikte syrit mediatik ishte mungesa e disa këngëtarëve.Ata zgjedhen që këtë verë të mos mbajnë as edhe një koncert.

Në mesin e tyre ishte, Enca Haxhia, Luana Vjollca dhe Art Abazi.

Moderatorja shqiptare, Luana Vjollca, gjatë këtij viti ka nxjerrë në treg linjën e saj të aksesorëve, çantave dhe kapeleve.

Kjo rezultoi e suksesshme dhe pa dyshim që përkushtimi ishte më i madh.

Ndoshta kjo është arsyeja kryesore që Luana nuk ishte shumë aktive në karrierën muzikore.

Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhia, nuk ka munguar me projekte muzikore të cilat u bënë hit për një kohë të shkurt.

Por ajo ka zgjedhur që këtë vit të mos e ndaj skenën me kolegët e saj. 25 vjeçarja vendosi që t’i anulojë të gjitha mbrëmjet e po ashtu të bëjë një tërheqje për t’i kushtuar më shumë vëmendje vetes, sipas saj.

“Ndoshta ke harruar emrin tim” dhe “S’më doje” ishin këngët më të pëlqyera të këngëtarit Art Abazi.

Krahas karrierës të suksesshme muzikore, Art Abazi nuk ishte i pranishëm në koncerte dhe në aktivitetet muzikore.

I pyetur nga fansat e tij në rrjete sociale se pse nuk ka qenë më aktiv nga kjo anë.

Arti nuk ngurroi të thoshte se arsyeja është se ai nuk ka përdorur fjalët “Habibi” në tekstet e tij dhe se nuk ka kënduar gjermanisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco