Beyonce mund të nominohet për 'Oscar', me këngën biografike për babanë e Venus dhe Serena Williams

Beyonce mund të nominohet për 'Oscar', me këngën biografike për babanë e Venus dhe Serena Williams

14:10, 03/09/2021

Ajo është një nga yjet më të mëdhenj të muzikës në botë dhe ka fituar pothuajse çdo çmim të imagjinueshëm.

Por, ka ende një të tillë me të cilin nuk është nderuar Beyonce, shkruan DailyMail.

39-vjeçarja ka një këngë të shfaqur në filmin e ri “King Richard” që pati shfaqjen e saj të parë publike në Festivalin e Filmit “Telluride” në 2021.

 

Foto: Beyonce/DailyMail

Me këngën e re, e cila thuhet se titullohet “Be Alive”, Beyonce  mund të ketë të drejtë për një nominim për ‘Oscar’ në kategorinë “Kënga më e mirë origjinale”.

Fitimi i këtij çmimi do të shënonte gjithashtu një arritje të madhe në karrierën e yllit pasi ajo ende nuk e ka arritur këtë nder.

 

Foto: Warner Bros. Entertainmet Inc

Vitin e kaluar ajo u la jashtë nominimeve pavarësisht se kishte një këngë origjinale të titulluar “Spirit”, në vitit 2019 të “The Lion King”, në të cilin ajo gjithashtu luajti.Suksesi i biznesit tënd meriton zyrat e ëndërrave, si këto në Dukagjini Center.

“King Richard”, me protagonist Will Smith është një vështrim se si yjet e tenisit Venus dhe Serena Williams u bënë ato që janë sot, pas stërvitjes nga babai i tyre, Richard Williams. Filmi do të publikohet më 19 nëntor.

 

Foto: Richard Young RE

Ky lajm vjen vetëm disa ditë pasi Beyonce u paraqit në fushata e saj të fundit me “Tiffany & Co”, kur ajo postoi gjatë fundjavës një seri imazhesh mahnitëse, në Instagram. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco