ABBA rikthehet pas 40 vitesh pauzë, publikon këngët e reja

ABBA rikthehet pas 40 vitesh pauzë, publikon këngët e reja

13:44, 03/09/2021

Ikonat suedeze të popit, ABBA njoftuan të enjten nxjerrjen e albumit të ri si dhe mbajtjen e një shfaqjeje me avatarë dixhitalë.

Bjorn Ulvaeus dhe Benny Andersson thanë përmes një video prezantimi në Londër se "Ne kemi bërë një album të ri me ABBA". 

 

Në krye të kullës ArcelorMittal Orbit të Londrës, ‘Universal Music Group’ publikoi një kënge të re të ABBA të quajtur " I Still Have Faith in You".

Pastaj u shfaqën Ulvaeus dhe Andersson, të dy të veshur me të zeza dhe njoftuan personalisht bashkëpunimin e tyre të ri.

"Albumi është në kuti tani, ësht

ë gati", tha Andersson.

"Kanë kaluar 40 vjet, ose 39, ishte sikur të mos kishte kaluar koha fare. Ishte mjaft e mahnitshme," tha Andersson.

"Ne kemi bërë më të mirën që mundëm në këtë moshë.”, tha Ulvaeus. "Ka shumë përvojë në këtë album, shumë vite, që shpresoj se njerëzit mund t’i ndjejnë".

 

“Albumi do të dalë më 5 nëntor”, thanë këngëtarët. Ata gjithashtu njoftuan mbajtjen e një shfaqje të re që do të ketë imazhe avatarësh dixhital.

Shfaqja do të përmbajë 22 këngë dhe do të zgjasë një orë e gjysmë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco