Një gëzim i madh në familjen e Big Mamës, këngëtarja ndan lajmin e mirë me fansat

Një gëzim i madh në familjen e Big Mamës, këngëtarja ndan lajmin e mirë me fansat

12:04, 03/09/2021

Në familjen e Big Mamës ka festë! Artistja ka zbuluar përmes një postimi në InstaStory se ka ardhur në jetë mbesa e saj.

“Takimi i parë me hallën. Mirë se na erdhe Doa. Paç jetë të gjatë dhe të lumtur”, ka shkruar ajo.

Përsa i përket jetës së saj profesionale, Big Mama solli pak muaj më parë projektin e saj më të fundit që mban titullin “Kanagjegji”.

Artistja ka paralajmëruar dhe një këngë me të madhin Sabri Fejzullahu, e cila do t’i dedikohet babait të saj të ndjerë.

Ajo ka dhënë së fundmi një intervistë për “Ky emër nuk ka nevojë prezantim”, ku tregoi se i ati ka qenë një ndër mbështetësit e saj më të mëdhenj.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco