Ju gjetë drogë në Range Roverin e saj, arrestohet modelja e njohur greke

Ju gjetë drogë në Range Roverin e saj, arrestohet modelja e njohur greke

12:50, 23/08/2021

Modelja e njohur greke Afroditi Barba është vënë në pranga për shkak se në Range Roverin e saj i është gjetur 35 gramë kokainë në një kuti.

Sipas mediave greke droga ishte ndarë në 35 pako najloni, duke bërë që policia të besojë se pretendimi i saj se ishte për përdorim personal ishte i pajustifikuar.

Arrestimi

Modelja është arrestuar teksa po hypte në Range Roverin e saj kur policët e DI.AS e ndaluan për një kontroll në Lambraki.

Ajo ndaloi automjetin dhe doli.

Më pas ekipi i DI.AS zbuloi nën sedilje kokainën.

 Ajo u prangos dhe u dërgua menjëherë në Departamentin e Policisë në Glyfada, ndërsa automjeti i saj u konfiskua.

Po kush është modelja e arrestuar?

Afroditi Barba njihet për pjesamrrjen e saj në konkursin Playmate 2011, ku fitoi titullin "Miss Playboy", por më vonë ndërpreu karrierën e saj për shkak të shtatzënisë.

Sapo fëmija e saj u rrit ajo filloi sërish modelingun.

Siç ka rrëfyer ajo vetë babai i vajzës së saj është një sheik.

 Megjithatë, marrëdhënia e tyre nuk shkoi mirë sepse ai e keqtrajtonte, sipas asaj që është rrëfyer në emisionet televizive.

"Nuk isha i lumtur. Grindeshim gjithmonë. Ai zhdukej për ditë me radhë dhe unë isha e vetme me një fëmijë. Ai më bëri të mos ndihesha më grua, nuk interesohej për mua apo fëmijën' rrëfente modelja pas ndarjes nga sheiku.

Image

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco