'Do të luajë rolin e një gangsteri shqiptar', e konfirmon aktori i njohur

'Do të luajë rolin e një gangsteri shqiptar', e konfirmon aktori i njohur

23:38, 22/08/2021

Aktori i njohur, Vinnie Jones ka konfirmuar se do të luajë rolin e një një gangsteri shqiptar me emrin Albi në sezonin e dytë të filmit  “Law and Order: Organized Crime”.

56-vjeçari ishte kthyer në tullac, në mënyrë që t’i përshtatej personazhit gangster në skenat e filmit.

Aktori i “Lock Stoc”, i cili zakonisht mban një kapele të sheshtë,  dukej i ngazëllyer teksa shëtiste  me një bluzë të ngushtë të zezë dhe pantallona të thjeshta.

Veshja e Vinnie u kompletua me një rrip dhe këpucë e një varëse kryqi argjendi në qafën e tij që binte në sy.

Sipas Deadline, personazhi i Vinnie, Albi Briscu, është mbetja e fundit e një sindikate të krimit evropian të shkollës së vjetër.

Në fillim të këtij muaji, aktori postoi në Twitter një videoklip ku tregoi theksin e personazhit të tij, ndërsa falënderoi fansat e tij për të gjithë mbështetjen e tyre.

Ai tha: Unë jam në Law & Order duke luajtur Albin, shqiptarin lindor.

Duke ndryshuar zërin e personazhit të tij, Vinnie vazhdon: Prandaj më dëgjoni, sigurohuni që ta shikoni shfaqjen. Sepse do të ketë disa pasoja serioze. Mezi po e pres.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco