Guns N’ Roses pas 13 vitesh publikojnë një këngë të re (Video)

Guns N’ Roses pas 13 vitesh publikojnë një këngë të re (Video)

22:32, 12/08/2021

Rok grupi Guns N’ Roses ka publikuar këngën e parë pas 13 vitesh.

Ata publikuan këngën e re me titull “Absurd”, që pason albumin “Chinese Democracy” të vitit 2008.

Sipas revistës “Rolling Stone”, bëhet fjalë për një version të përpunuar të këngës së vjetër të grupit, “Silkworm”, por që nuk është publikuar kurrë zyrtarisht.

Aktualisht, Guns N’ Roses po zhvillojnë një tur kocertesh në SHBA, që më pas do të vazhdojnë në Australi dhe Zelandën e Re, ndërsa në verën e vitit të ardhshëm, grupi do të nisë turin në Evropë. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco