Fjolla Morina del nga burgu? Foto që ngriti dyshime

Fjolla Morina del nga burgu? Foto që ngriti dyshime

19:45, 11/08/2021

Fjolla Morina mund të ketë dalë krejt papritur nga burgu dhe dyshimet i ka ngritur pikërisht një foto e publikuar sot nga bashkëshorti i saj Fisnik Syla.

Ai ka ndarë në “InstaStory” një imazh ku shfaqet krahë këngëtares kosovare dhe vajzës së saj Alayah.

 

Kjo e fundit feston sot ditëlindjen dhe Fisniku e ka uruar në postim duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen princeshë e vogël”.

Foto duket sikur është realizuar pikërisht ditën e sotme gjatë një feste të organizuar për të voglën Alayah.

 

Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që kjo të jetë një fotografi e vjetër e tyre, por duhet theksuar se çifti e kanë bërë publike lidhjen e tyre në dhjetor të vitit të kaluar.

Ndërsa në profilin e “Instagramit” të këngëtares nuk ka asnjë postim për ditëlindjen e vajzës së saj dhe posti i fundit ka qenë i muajit korrik.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco