Lindita ‘thyen’ heshtjen, ja si qëndron e vërteta për lidhjen me Mevlanin

Lindita ‘thyen’ heshtjen, ja si qëndron e vërteta për lidhjen me Mevlanin

13:19, 11/08/2021

Prej disa kohësh në mediat rozë po flitet për një romancë të krijuar ndërmjet Mevaln Shbës dhe Linditës, ish-konkurrentes së “Përputhen 40”.

Princi ishte ai i cili ka publikuar një foto të tyre teksa ata shfaqeshin  shumë të afërt me njëri-tjetrin, gati për t’u puthur.

“Hahahaha i kapa”, shkroi Princi përkrah fotos së tyre.

Menjëherë pas kësaj të gjithë ndjekësit filluan të mendonin se midis të dyve kishte lindur një histori dashurie.

Ditën e sotme, Lindita ka reaguar për herë të parë dhe ka treguar se si qëndron e vërteta.

Ajo është shprehur se me Mevlanin janë thjesht miq shumë të mirë dhe se ajo ka një respekt të madh për të.

“Sa shumë persona ma kanë bërë këtë pyetjen. Jo thjesht jemi shok shumë të mirë. Kam një respekt shumë të madh për Mevlanin”, është përgjigjur Lindita.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco